75 Mall Live Search
14:48 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Kapen hajnat në Gjakovë për 25 vjedhje

Drejtoria Rajonale e Gjakovës, përmes hetuesve të stacionit policor në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik të bazuar në informacionet dhe hetimet intensive, i cili ka rezultuar me zbulimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale.

Hetuesit policorë, duke përdorur metoda të avancuara të hetimit dhe zbulimit, kanë arritur t’i identifikonin dy personat e dyshuar edhe pse ata kishin përdorur forma të ndryshme të mbulimit, hetimet po vazhdojnë edhe në zbulimin dhe arrestimin e personave të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në këto raste dhe raste të tjera të mundshme.

Personat e dyshuar (M. I. viti i lindjes 2003) dhe (I. B. viti i lindjes 1999), janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në njëzetë e pesë (25) vepra penale të kategorisë:“Vjedhje e rëndë”, të kryera në lokacione të ndryshme.

Të dyshuarit gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar se në bashkëveprim me persona të tjerë kishin kryer vjedhjet për përfitime materiale, cak i të cilave ishin lokalet, baret, restorantet e lokacione të tjera.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar mjetet të ndryshme, përderisa personat e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.