21:13 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kapen imazhe mahnitëse që tregojnë lindjen e një planeti

Astronomët kanë kapur imazhe mahnitëse që tregojnë lindjen e një planeti.

Fotot u morën nga teleskopi i Evropës Jugore (ESO) dhe janë të parat që tregojnë një botë të “porsalindur”.

Bota e largët është quajtur PDS 70b dhe besohet të jetë një planet gjigant i gazit me një masë disa herë më të rëndë se Jupiteri.

Ajo ndodhet afërsisht tre miliard kilometra nga ylli qendror, i cili me distancë është pothuajse në mes Uranit dhe Diellit.

Imazhet tregojnë një re të gazit dhe pluhurit të quajtur një disk protoplanetar./Indekosnline/