75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 31 Tetor 2023 / S Z

Kapen katër kilogramë heroinë dhe 10 kokainë në Rumani, arrestohet një shqiptar

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Rumanisë, i dyshuar si kreu i një grupi që merret me trafikimin e drogës.

Bashkë me të u arrestua edhe një rumun.

Në aksionin anti-drogë u kapen katër kilogramë heroinë dhe 10 kokainë, e cila kap shifën e 880 mijë eurove.

Sipas policisë, narkotikët u zbuluan brenda një veture në një fshat afër kufirit me Bullgarinë, të quajtur Teleorman, përcjell Klankosova.

Shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, e kishte kontraktuar një shtetas nga Mali i Zi, për të kryer transportin e drogës nga Shqipëria.

Ndërkaq, rumuni do e blinte për ta shitur më pas në doza të vogla.

Grupi kriminal u zbulua pas hetimeve të kryera nga ana e strukturave të inteligjencës.

Mediat rumune raportojnë se shqiptari ishte arrestuar edhe më herët, po ashtu për trafik droge.

I njëjti ishte dënuar me arrest shtëpiak.

Gjatë kësaj kohe ai iu rikthye sërish trafikut të lëndëve narkotike duke riorganizuar grupin për të futur kokainë dhe heroinë në territorin rumun.