75 Mall Live Search
21:07 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / AR

Kapen mbi 500 litra pije alkoolike dhe rreth 2000 litra pije joalkoolike

Dogana e Kosovë pas një hetimi disa ditor ka arritur që të sekuestroj sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike si dhe parave të falsifikuara në rajonin e Perendimit.

Operacioni ka filluar sot rreth orës 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë. Objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.

Mallrat e sekustruara janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka , birra dhe verëra te ndryshme si dhe nje sasi e konsiderueshme e pijeve jo alkoolike.

Derisa gjatë kontrollimi janë hasur në para falsikuara, respektivisht monedha. Rasti I parave ë falsifikura i eshtë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të metutjeshme hetimore.

Dogana fton qytetarët të lajmërojnë raste përmes 080050095 ose rrjeteve sociale.

No photo description available.
May be an image of drink
May be an image of drink
May be an image of indoor