75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Kapen me drogë në Gjilan, në mesin e të arrestuarve edhe një femër

Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit në lokacionet ku ndodhëshin janë gjetur dhe konfiskuar 79.7 gramë substancë narkotike – lloji marihuanë, 270 euro para të gatshme dhe tre telefona, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20 e 50 minuta në rrugën “Marie Shllaku”.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/