Kapen me kokainë, pranga dy personave në Trudë

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Trudë të Prishtinës, pasi që gjatë kontrollit në veturën e njërit prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi substance e dyshuar narkotike – lloji kokainë me peshë 21.2 gramë dhe dy telefona celularë, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 106.5 gramë, një revole me një karikator me katër fishekë dhe dy peshore digjitale.
Arrestimet kanë ndodhur të martën rreth orës 11 e 30 minuta.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/