10:46 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kapen me 3 kg drogë, 3 të arrestuar në Gjakovë

Janë arrestuar tre persona të dyshuar në Gjakovë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre me të cilin udhëtonin u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike marihuanë prej 3 kilogramë e 141 gramësh, katër telefona mobilë, katër copë fishekë të kalibrit 7.65mm dhe automjeti.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13 e 30 minuta në Gjakovë, raporton IndeksOnline.

Për rastin është njoftuar menjëherë Prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /IndeksOnline/