10:00 / E Premte, 23 Tetor 2020 / k.v

Kapen me 1 kg drogë, arrestohen 2 persona, në Qafë Morinë

Janë arrestuar dy të dyshuar në pikëkalimin kufitar, Qafë Morinë, pasi që në veturën me të cilën ishin janë gjetur dy qese të dyshuara me substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 959.81 gramë.

Vetura me targa vendore dhe sasia e dyshuar e substancës narkotike dhe dy telefona celularë janë sekuestruar, transmeton IndeksOnline.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka vendosur që personat e dyshuar të ndalohen në qendrën e paraburgimit për 48 orë./IndeksOnline/