75 Mall Live Search
19:51 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kapen në Brazil 617 kg kokainë, pakot me logon “FK Elbasani”

Një ngarkesë prej 617 kg kokainë, pakot e të cilave kishin logon e Sport klub Elbasanit është sekuestruar nga policia e Brazilit.

Ngarkesa është bllokuar më 1 shtator 2019 në dyshemenë e një kamioni. Ngarkesa me vlerë 9 milionë dollarë kishte destinacion Europën.

Shoferi deklaroi se do të merrte 10 mijë dollar për transportimin e kokainës.

Operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit. Policia ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe një grua. Dy nga të arrestuarit, po shoqëronin kamionin me kokainë.