75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / k.v

​Kapen pesë armë zjarri në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë.

Në kontekstin e kësaj, vetëm gjatë natës së kaluar në tri pika të ndryshme kontrolli në lagje të ndryshme të Prishtinës, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.