75 Mall Live Search
11:42 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / L K

Kapen rreth 1.5 tonë kokainë, e kishin fshehur në kuti të bananeve

Policia marokene ka sekuestruar të martën rreth 1.49 tonë kokainë të fshehura në kuti të bananeve në portin verior Tanger, raporton agjencia “Reuters”.

Droga u gjet në një kontejner që destinacion kishte Turqinë, ndërsa ishte nisur nga Amerika e Jugut, ka njoftuar policia.

Operacioni është kryer në koordinim me shërbimet sekrete spanjolle, ndërsa hetimet po vazhdojnë, ka thënë në komunikatë policia marokene.

Në tetor, policia në Maroko kishte gjetur 1.37 tonë kokainë në Casablanca.

Droga ishte fshehur në një ngarkesë peshku të importuar të gjetur në një kompani shpërndarjeje në qytetin më të madh të Marokut, dhe ngarkesa ishte importuar nga Amerika Latine dhe shkonte përmes Spanjës.