Kapen rreth 100.000 funte angleze, në Aeroportin e Prishtinës

Oficerët doganorë kanë arritur të parandalonin futjen ilegale të sasisë prej rreth 100.000 mijë funtesh angleze në pikëkalimin ndërkombëtar të aeroportit.
Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganorë për kontroll pasi imazhet ne skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale. Kontrolli fizik e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës të vakuumuara. Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detajisht si dhe është vendosur nën kontroll.
Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi:
• 10 GBP X 200 PCE = 2000 GBP
• 20 GBP X 4104 PCE = 82080 GBP
• 50 GBP X 140 PCE = 7000 GBP
Totali 91080 GBP.
Mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës.
Dogana u bën ftesë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10.000 mijë euro.
