Kapen 7 kamionë, duke hedhur ngarkesat pa leje, në Prishtinë
Shtatë kamiona të mëkurën janë kapur në flagrancë nga Inspekcioni i Prishtinës.
Ata pa leje po hedhnin ngarkesat në periferi të Prishtinës, tashmë sa kohë, shkruan IndeksOnline.
Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, pos që i ka detyruar të largoheshin pa u zbrazur, i ka dënuar me 700 euro.

Ky është postimi i plotë i Adonis Tahirit:
Pas ankesave nga banorët, kapen në flagrancë 7 kamionë duke hedhur dhe në periferi të Prishtinës, pa leje përkatëse.
Inspektori përveç që i ka detyruar të largoheshin pa e zbrazur ngarkesat, ka shqiptuar edhe gjobën prej 700 eurosh.
Bashkë, ta ruajmë mjedisin!