75 Mall Live Search
16:23 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / A. M.

Kapen tre persona në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen për disa vepra

Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepra penale përfshirë vjedhjen, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe sulm.

Arrestimet u kryen gjatë datave 27 dhe 28 nëntor.

Dy nga të arrestuarit kishin urdhërarrest aktiv dhe janë identifikuar si recidivistë të veprave të shumta penale.

” Pas intervistimit nga hetuesit, tё dyshuarit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, pёr tё vazhduar me procedura tjera ligjore” thuhet tutje në njoftimin e Policisë.