75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / P M

Kapen mallra që kalojnë vlerën e 10 mijë eurove në Merdarë

Mbrëmjen e së hënës në Merdarë, zyrtarët doganorë në një automjet me targa të huaja, kanë gjetur tri valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej të ketë mallra të padeklaruara.

Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se brenda tyre ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar.

Mallrat janë ndalur përkohësisht, derisa vlera e mallit të gjetur dyshohet se tejkalon shumën prej 10 mijë eurove.

“Dogana e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes, rreth orës 22:00, gjatë kontrollit të rregullt të një automjeti me targa të huaja, si dhe pas deklarimit fillestar të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficeret doganor së bashku me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të detajuar në vijën e dytë”.

“Gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit përmes skanerit, në automjet janë gjetur tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej të ketë mallra të padeklaruara”, thuhet në njoftim.