75 Mall Live Search
07:39 / E Martë, 29 Prill 2025 / Z S

Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari.

Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

Njësitë policore reaguan menjëherë, duke identifikuar një automjet me targa vendi.

Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.

Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 paketa të mbështjella, secila me rreth 100 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një (1) kilogram.

Njësitë policorë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.