75 Mall Live Search
17:32 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kapet breshka 20 kg në Fier

Një breshkë është kapur sot në rrjetat e peshkatarëve të Fierit.

Ajo peshonte 20 kilogramë dhe është një lloj i veçantë.

Një peshkatar tha se në momentet kur ishin duke peshkuar, kishin kapur breshkën e cila sipas tij nuk ishte në gjendje të mirë.

Menjëherë është njoftuar Qendra e Peshkimit. Specialistët janë duke u marrë me këtë specie të rrallë që mbërrin në brigjet shqiptare. Këto lloj specie gjenden në det nga peshkatarët, të goditura nga anijet, ose të sëmura.