75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / k.v

Kapet dileri i drogës në Prizren, policia i gjeti qese me mariuhanë

Është arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit të i njëjti në dy qese plastike janë gjetur dhe konfiskuar disa gramë marihuanë, një mulli-grinder për bluarje të marihuanës dhe një pako me rizlla.

Policia ka bërë të diture se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23 e 20 minuta në rrugën “Janina”, transmeton IndeksOnline.

Në konsultim me prokurorin e rastit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/