09:22 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Kapet drogë në Ferizaj, në pranga katër të dyshuar

Katër persona janë arrestuar dje në pasdite në Ferizaj, të dyshuar për posedim të substancave narkotike, transmeton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur në tri raste të ndara ku policia ka gjetur dhe konfiskuar sasi të ndryshme të lëndës narkotike.

Sipas policisë, rasti i parë në Ferizaj është shënuar rreth orës 15:00, ku është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollit në trup, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.70 gram.

Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 16 e 30 ku policia arrestoi të dyshuarin, pasi që i njëjti me të vërejtur patrullën policore ka hedhur në tokë një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 102 gram. Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur edhe 0.21 gram narkotikë. Sasia narkotike është konfiskuar dhe e njëjta do të përdoret si provë materiale gjatë procesit gjyqësor.

Dhe rasti tjetër është shënuar në orën 23:00 ku në pranga kanë përfunduar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit të njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit extazi.

Për të gjitha rastet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit me urdhër të të cilit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/