75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kapet drogë në Gjilan, peshore dhe një mulli marihuane

Me  13 gusht 2019 rreth orës 00:30, Policia e Kosovës, Njësiti për Reagim të Shpejtë në Gjilan deri sa kanë qenë në patrullim rutinë në lagjen ,,Kodra e dëshmorëve”, ka hasur veturën “Alfa Romeo” ngjyrë e zezë me targa 06 të parkuar, ku në brendi të veturës kanë qenë 3 persona.

Gjatë kontrollit të shoferit shqiptar, shtetas i Kosovës (i dyshuar), në çantën e krahut i janë gjetur:

  • Dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë,
  • Një qese të vogël me narkotikë të dyshuar,
  • Një peshore elektronike dhe një mulli për bluarjen e marihuanës.

Te të dy pasagjerët nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Hetuesit nga Njësiti antidrogë iu kanë përgjigjur rastit, personat e dyshuar janë arrestuar dhe sjell në stacionin policor në Gjilan për intervistim.

Është  bërë matja e dëshmive, ku në qeset me marihuanë ka rezultuar njëra me peshë prej 163 gramësh, kurse tjetra 9.5 gram, kurse substancë tjetër e dyshuar e llojit amfetaminë ka peshuar 7.5 gram të cilëve u është bërë testi fushor dhe të njëjtat kanë rezultuar pozitiv në teste fushore.

I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse, procedohet në PTH.