75 Mall Live Search
11:39 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Kapet drogë në kufi, arrestohen tre persona

Në pikën e kalimit kufitar në Kullë, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollimit të autobusit, në një çantë, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2 609 gramë (2 kg. e 609 gramë), transmeton Indeksonline.

Në lidhje me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpive të dy të dyshuarve të parë, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 13.55 gramë substanca narkotike të dyshuara si marihuanë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa me rastin ende po merret policia./Indeksonline/