75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Kapet drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Nga Qendra e paraburgimit të Prizrenit është raportuar se një person i dyshuar kishte sjellë rroba për një të burgosur dhe gjatë kontrollit, është gjetur dhe janë konfiskuar disa gramë substanca narkotike të llojit Marihuanë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën rreth orës 16:00, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/