Zgjidh gjuhën

Kapet drogë në vlerë milionëshe në Zvicër, arrestohen katër kosovarë

Policia zvicërane ka kapur 116 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion. Policia e kantonit të Aargaut në një operacion të përbashkët me Administratën Federale të Doganave (FCA) ndaluan një kamion që dyshohet se kishte ardhur nga Kosova.

Droga ishte e paketuar në rimorkion e kamionit, ndërsa ishte e fshehur prapa një muri të dyfishtë në rimorkio. Vlera e sasisë së kapur është mbi 1 milion franga. Katër të arrestuarit për këtë rast janë kosovarë, shkruan Indeksonline.

Njëri nga ta është pronar i një kompanie udhëtimar në Aaargau, ndërsa tjetri është vëllau i tij.

Dy të tjerët janë shoferët që kanë vozitur kampionin. Të arrestuarit janë burra mes moshës 26 dhe 45 vjeç dhe të gjithë janë në paraburgim./Indeksonline/

Të fundit nga IndeksOnline