Kapet duhan i kontrabanduar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 07.09.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik janë ndaluar dy persona të dyshuar kosovarë, të cilët po qarkullonin me një veturë.
Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur sasi prej rreth 40 kilogramësh duhan, i cili nuk kishte dokumente përcjellëse dhe dyshohet të jetë i kontrabanduar.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar pas intervistimit, së bashku me veturën e tyre, ndërsa malli është konfiskuar dhe u është dorëzuar doganierëve për procedura të mëtejshme./IndeksOnline/