75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / mp

Kapet duhan i kontrabanduar nga Shqipëria-vlera 130 mijë euro

Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar nga Shqipëria.

“Vërmicë 17.02.2025-00:10. Policia ka ndalur automjetin-kombi (furgon) në të cilin janë gjetur një sasi e konsiderueshme e duhanit 2390 kg, me vlerë rreth 130.000 €, e cila dyshohet që është sjell kontrabandë nga Republika e Shqipërisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/