10:53 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kapet duke transportuar armë në mënyrë të paligjshme

Përmes një komunikate dërguar për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestuar një person për transportim të paautorizuar të armëve.

Në pikën kufitare në Vërmicë policia ka arritur të kap të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në kamionin të cilin ishte duke e drejtuar i janë gjetur dhe konfiskuar: 10-siguresa për armë, 6-fatrolla për armë, një elektroshok, një sprej, dy palë dorëza taktike 6-shtiza metalike për shigjeta dhe disa gjësende tjera”, shkruan në raportin 24-orësh të PK-së

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./AktivPress