75 Mall Live Search
10:44 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kapet edhe në fotografi, shqiptari po e bën Juventusin me trajner të ri!

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici është parë dje pasdite në Milano me menaxherin shqiptar, Fali Ramadani.

Ky ka qenë ndoshta takimi i fundit ku temë ka qenë ardhja e Maurizio Sarrit te Juventusi, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi që sipas mediave italiane mbrëmë është arritur marrëveshja dhe këtë vikend pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri. Agjenti Claudio Chiellini ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Marrëveshja midis palëve është arritur për pak minuta, ndërsa Juventus tani po pret vetëm vendimin e Abramovich për lirimin e Sarrit nga posti i trajnerit.

Trajneri i ri i Juves do të ketë kontratë 2 vjeçare me mundësi vazhdimi./Indeksonline/