Kapet hajni që vidhte valixhe të zeza në aeroport
Një burrë gjerman është arrestuar pasi u kap në kamera duke vjedhur një valixhe të një turisti britanik në aeroportin e Tajlandës.
Michael Joerg, 39 vjeç, është parë në CCTV duke marrë një valixhe të zezë.
Viktima tha për stafin e aeroportit se valixhja e saj ishte zhdukur dhe ata identifikuan hajdutin nga kamera e vëzhgimit. Ai u largua nga aeroporti me një taksi dhe për të u lëshua një urdhër-arrest.
Joerg u arrestua më në fund pasi u përpoq të largohej nga vendi nëpërmjet një pike kontrolli kufitar në Trat, në jug të Tajlandës, një muaj pasi kishte kryer këtë vjedhje.
Ai ka thënë: “Kjo është hera e parë që po kapem. Unë kam vjedhur edhe më parë valixhe në mënyrë të njëjtë por asnjëherë nuk ka ndodhur të më kapin”.
Joerg i ka thënë policisë se ai gjithmonë zgjedhje valixhet me ngjyrë të zezë për shkak se janë më vështirë për t’u identifikuar, nga kamera e sigurisë./Indeksonline/