11:01 / E Premte, 01 Tetor 2021 / k.v

Kapet i dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares në Gjakovë

Egzon Krasniqi (1989), nga fshati Treboviq i Pejës, ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka dhunuar një vajzë të mitur nga Janoshi i Gjakovës.

E mitura ishte shpallur person i zhdukur që nga 24 shtatori ndërsa para dy dite ajo se bashku me të dyshuarin ishin shpallur në kërkim publik nga autoritetet, raporton IndeksOnline.

Arrestimi i Egzon Krasniqit është bërë të enjten. Ai ndodhet në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë ndërsa viktima, 13-vjeç, është strehuar në një shtëpi të sigurt.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i dyshuari dhe viktima janë gjetur në një shtëpi në fshatin Vitomericë të Pejës.

“Më 30.09.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur që nga data e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është strehuar në një shtëpi të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbrëmjen e datës 23 shtator, në stacionin policor në Gjakovë 13-vjeçarja është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia. Policia në Gjakovë kishte zhvilluar hetime intezive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personave në fjalë, por përshkak të ndjeshmërisë së rastit kishte kërkuar ndihmën e qytetareve për informata shtesë./IndeksOnline/