10:03 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kapet lideri i bandës më të fuqishme kriminale

Policia e Guatemala ka kapur një ndër liderat e bandës më të fuqishme, Mara Salvatrucha, e njohur si MS-13.

Ata njoftuan se Angel Gabriel Reyes Marroquin që mban nofkën Blanco u gjet në qytetin Chimaltenango që ndodhet rreth 50 km në jug të kryqytetit, por nuk dihet se cilin vend drejton.

Sipas BBC, ai ishte në kërkim pas një sulmi me armë që ndodhi në një spital para dy muajsh. Banda MS-13 operon në një nivel ndërkombëtar dhe merr pjesë në vrasje më të mëdha.

Fillimisht u krijua në Los Anxhelos, por më pas u zhvillua edhe në Amerikë dhe njihet për dhunën ekstreme.

Një specialist i FBI që ka hetuar bandën, ka zbuluar se motoja e tyre është ‘vrasja, përdhunimi, kontrolli.’

/oranews