09:45 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Kapet ‘maniaku i Vollgës’, dyshohet për vdekjen e 26 grave të moshuara

Hetuesit rusë kanë arrestuar një burrë nën dyshimin se ka grabitur dhe vrarë 26 gra të moshuara në të gjithë Rusinë qendrore midis vitit 2011 dhe 2012.

I dyshuari 38 vjeçar Radik Tagirov, është një bravandreqës me një dënim të mëparshëm për vjedhje, tha policia.

Ai dyshohet të jetë i ashtuquajturi “maniak i Vollgës”, i cili është i lidhur me krime të shumta dhe vrasje të kryera në rajone përgjatë lumit Vollga të Rusisë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga – ose në emër të Tagirov.

Të martën, policia tha se i dyshuari po merrej në pyetje dhe po jepte informacion në lidhje me hetimet e tyre.

Komiteti Hetimor i Rusisë (SK), i cili vepron si FBI, tha në një deklaratë se arrestimi i Tagirov ishte rezultat i hulumtimeve mjeko-ligjore dhe analizave biologjike, të cilat sugjeronin se veprimet kriminale kundër grave ishin kryer nga një individ, transmeton Klan Kosova.

Hetuesit rusë kanë arrestuar një burrë nën dyshimin se ka grabitur dhe vrarë 26 gra të moshuara në të gjithë Rusinë qendrore midis vitit 2011 dhe 2012.

I dyshuari 38 vjeçar Radik Tagirov, është një bravandreqës me një dënim të mëparshëm për vjedhje, tha policia.

Ai dyshohet të jetë i ashtuquajturi “maniak i Vollgës”, i cili është i lidhur me krime të shumta dhe vrasje të kryera në rajone përgjatë lumit Vollga të Rusisë, raporton BBC.