09:51 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / V R

Kapet “mat” Benzema, duke i thënë Mendyt: “Mos ia paso topin Vinicius-it, ai po luan kundër nesh!”

Televizioni francez “Telefoot” ka zbuluar një bisedë të dy futbollistëve, Karim Benzema dhe Ferland Mendy pas pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme.

Benzema i kërkon Mendyt që të mos ia pasojë Vinicius Juniorit, transmeton Indeksonline.

“Ai bën çfarë do. Mos luaj me të, vëlla! Ai luan kundër nesh”, dëgjohet duke thënë Benzema.

Klubi i Real Madridit mbrëmë barazoi me Monchengladbachin, duke konfirmuar formën jo të mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon./Indeksonline/