Kapet me drogë, arrestohet një person në Prishtinë

Është arrestuar një person i dyshuar në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit tek ai, policia ka gjetur dhe sekuestruar një qese të dyshuar me substancë narkotike – lloji marihuanë.
Arrestimi ka ndodhur të martën në orën 14:00, transmeton IndeksOnline.
Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/