75 Mall Live Search
11:51 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Kapet me drogë në qendër të Prishtinës

Raportohet se nga një njësiti e policisë në Prishtinë është ndaluar një i dyshuar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në lagjen “Dardania” të dielën në orën 17 e 15 minuta.

Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/