75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / mp

Kapet me drogë një grua në burgun e Dubravës

Një grua është arrestuar dje në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas policisë, të dyshuares i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.