Kapet me drogë një person në Fushë Kosovë
Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike.
Sipas policisë, arrestimi ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Indeksonline/