75 Mall Live Search
15:07 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Z S

Kapet me kanabis 35-vjeçari nga Kosova në pikën kufitare në Muriqan

Një 35-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit.

Nga kontrolli i kryer në dalje të Shqipërisë, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde kanabis.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç. Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa”, informon policia, raporton Abcnewsalbania.

Lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/