75 Mall Live Search
09:50 / E Hënë, 12 Maj 2025 / k.v

Kapet me kokainë dhe marihuanë, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, arrestimi është bërë të dielën rreth orës 23:30, pasi gjatë kontrollit fizik dhe bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar:

16.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,

14 gramë substancë e dyshuar e llojit marihuanë,

Një peshore digjitale që dyshohet se përdorej për matjen e narkotikëve.

I dyshuari është intervistuar nga organet hetuese dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/