75 Mall Live Search
19:01 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / Z S

Kapet me mbi 7 kg kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

Një 45 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për drogë. Sipas mediave vendase, shqiptarit iu gjetën në banesë mbi 7 kilogramë kokainë.

Gjatë kontrollit personal, efektivët gjetën 340 gramë kokainë dhe dy çelësa. Njëri prej tyre hapi banesën e tij, ku u gjetën 6.7 kilogramë të tjerë kokainë dhe mjete paketimi droge raporton abcnews

Përveç lëndës narkotike u sekuestruan edhe 4200 euro cash, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm./Indeksonline/