Kapet në Bërnjak me 15 mijë euro të padeklaruara, ndërhyn Policia dhe Dogana e Kosovës (Foto)

Policia kufitare dhe Dogana e Kosovës kanë sekuestruar 15,000 euro të padeklaruara, të gjetura në një veturë të ndaluar për kontroll në pikën kufitare të Bërnjakut, më 6 mars 2025.
Sipas raportit zyrtar, mjeti i dyshuar, një Kia Sportage me targa të Bosnjë e Hercegovinës, drejtohej nga një shtetas boshnjak. Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet kanë hasur shumën e padeklaruar të parave në automjet.
Mjetet financiare janë sekuestruar dhe do të trajtohen sipas procedurave doganore të Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme, në bashkëpunim me institucionet vendore.
