10:08 / E Premte, 24 Shtator 2021 / k.v

Kapet në flagrancë duke kultivuar drogë, arrestohet i dyshuari në Klinë

Është arrestuar një person në Klinë i cili nga njësitë policore është zënë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike të cilat i kishte kultivuar, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë bimë të llojit kanabis sativa, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, 98 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm dhe një palë dylbi të armës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/