75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Kapet në flagrancë kosovari bashkë me të mituren, dyshohet se e dhunoi…

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka raportuar për një dhunim në Mitrovicë.

I dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacionin policor nën dyshimin se i dyshuari kishte kryer veprën e lartcekur, shkruan IndeksOnline.

“DHUNIM/ Mitrovicë, 29.03.2021-12:45. Njësiti për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka ndaluar një automjet me targa vendi të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa në automjet kishte qenë edhe viktima femër e moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacionin policor nën dyshimin se i dyshuari kishte kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/