Kapet në kufirin Kosovë-Shqipëri pajisja për prodhimin e Bitcoin

Një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave është konfiskuar nga policia kufitare e Shqipërisë në kufirin Kosovë-Shqipëri, konkretisht në Morinë.
Kjo pajisje është gjetur në makinën e 33-vjeçarit B. B. nga Maqedonia e Veriut.
Atij i janë sekuestruar edhe 39 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.