75 Mall Live Search
12:29 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / H F

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë.

Bëhet fjalë për V. B., 31 vjeç, i cili ishte i kërkuar nga autoritetet austriake.

“Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje-dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP-së Kukës, kapën në hyrje të RSH-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin turk: V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll”, thotë policia shqiptare në një njoftim.

Bëhet e ditur se Gjykata e Vjenës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit”, theksohet më tej.