18:37 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Kapet në Peru me 72 kile kokainë, vlonjati i shumëkërkuar Auron Dule

Shqiptari Auron Dule, është kapur në Peru në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga policia e Spanjës.

Sipas medive të huaja, Policia Kombëtare e Spanjës ka bërë të ditur se në pranga kanë rënë edhe dy zhytës  dhe një ish-detar tregtar nga marina peruane pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur një anije tregtare, e cila vinte nga Callao. Mësohet se në pranga kanë rënë Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo.

Policia bën të ditur se personat në fjalë janë arrestuar teksa ata shkarkonin drogën ndërsa priste për ta marrë vlonjati Auron Dule.

Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, por plani nuk u ka shkruar ashtu siç e kishin planifikaur pasi ata ranë në sytë e policisë.

Mediat e huaja deklarojnë se Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. Ata u larguan për në Spanjë në 4 mars të këtij viti. Në plan të parë dukej se kishin shkuar me pushime, por në të vërtetë ishin bërë pjesë e një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, saktësisht si të infiltruar, në dërgesën me kokainë në anijen Thomas C dhe në shkarkimin e saj në Avilés, një port i njohur për futjen e drogës që vjen nga Amerika e Jugut.

Ndërsa, Luis Vasconsuelo Rodrigo, mësohet se është një ish-anëtar i marinës tregtare të Perusë. Ky i fundit dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në të dërgesave të kokainës në Evropë.

Por ajo që u ka rënë më tepër në sy autoriteteve spanjolle ishte pjesëmarrja e shqiptarit Auron Dule, pasi ky i fundit është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore.

Auron Dule, i cili është në moshën 40-vjeçare është arrestuar në mars të vitit 2019 nga policia italiane. Ai ishte në mes të 20 të arrestuarve të cilët ranë në prangat e policisë duke qenë se u akuzuan për trafik droge.