Kapet në Shëngjin 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje (Video)
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin e koduar “Fast”, në kuadër të përpjekjeve për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet spanjolle përmes rrjetit ENFAST, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar në Shëngjin shtetasi me inicialet O.P., 22 vjeç, i lindur në Lezhë.
Sipas Policisë, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza në Spanjë kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti më 18 maj 2026, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

