75 Mall Live Search
12:23 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kapet në Spanjë, trafikanti shqiptar i njohur në Itali

Një shqiptar i moshës 33 vjeç është arrestuar nga policia e Valencias në Spanjë, pasi rezulton se është në kërkim nga autoritetet italiane.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim nga Italia që në vitin 2015, për akuzën e trafikimit të drogës, ndërkohë që rezultonte se jetonte në Spanjë.

Sapo është marrë informacioni se shqiptari ndodhej në territorin spanjoll, autoritetet kanë nisur hetimet dhe mbikëqyrjen. Një pajisje gjurmimi u vendos pranë shtëpisë së të kërkuarit, duke monitoruar të gjitha lëvizjet.

Gjatë momentit të operacionit të policisë, shqiptari nuk ka bërë rezistencë.