Kapet një hajn në Gjilan, pak kohë pasi kreu vjedhjen në një lokal

Gjatë ditës së djeshme (e hënë) një 25-vjeçar ka kryer vjedhje në një lokal afarist në Gjilan.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative hetimore, si rezultat i të cilave dhe ka arritur të identifikonte dhe të arrestonte të dyshuarin L.I, transmeton IndeksOnline.
Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “vjedhje”./IndeksOnline/