75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Z S

Kapet një i dyshuar me 500 pula në furgon, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin

Një person është ndaluar nga policia, mëngjesin e së enjtes, në Dumnicë të Podujevës,  pasi me një furgon kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas raportit policor, në automjetin e tij janë gjetur rreth 500 pula.

“Me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/