75 Mall Live Search
13:25 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / k.v

Kapet një person i kërkuar në Kaçanik

Sot rreth orës 10:00, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, A.P (M/K), i moshës 31 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’  me dënim burgimi prej 75 ditëve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë  stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.